“Detyron” djalin të ecë mbi flamur, babai “shpërthen” në lot: Sa u ktheva bëri gjestin e papritur

schedule08:03 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 08:03 - 6 Dhjetor, 2022

Isak dhe Argjend Buzhala janë bab e bir, që janë bërë të famshëm në rrjetet sociale. Ata janë bërë viral për shkak të një video, ku i ati i kërkon djalit të shkelë mbi flamur, por ai nuk pranon. Në fund ulet dhe e puth.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit” nga Gjermania, ata kanë treguar emocionet e atij momenti. Madje, Isaku theksoi se ju mbushën sytë me lot.

“Kjo ishte para 6 vitesh, argjendi ka pas 6 vite, tani ka 12. Ishte për Pavarësinë e Kosovës, kur po bënim gati flamurin.

Fëmijët e mi janë të qetë dhe të edukuar. Jo se janë fëmijët e mi, por janë rritur kështu. Ne jetojmë në Gjermani. Mu dhimb shpirtin në ato moment. Kur jam kthyer nga ana tjetër, e pash që puthi flamurin, nisa të qaja nga emocionet.

Kur nisi këngët patriotike “Jemi ne” apo kur shoh flamurin prekem pak. Jam i dhimbshëm. Fillimisht nuk doja ta postoja videon, se kisha frikë se do të shanin, pastaj thash të bëhet çfarë të bëhet”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!