Samiti i BE, mbërrijnë krerë e parë të BE në Rinas, Spiropali nxjerrë fotot

schedule22:19 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 22:19 - 5 Dhjetor, 2022

Kanë mbërritur disa nga krerët e parë të Bashkimit Europian. Ka qenë ministrja Elisa Spiropali ajo e cila ka postuar disa foto në rrjetet sociale.

Kryeministri hungarez Viktor Orbán dhe Komisioneri i  Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë,  Olivér Várhelyi, janë ndër të parët që kanë zbritur në Rinas.Ato janë pritur nga ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali.

Të martën në Tiranë mbahet takimi i nivelit të lartë mes udhëheqësve të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Lufta në Ukrainë e ka kthyer çështjen e zgjerimit në krye të axhendës së bllokut evropian, pas disa vitesh zvarritjeje e pengesash. Kryeministri Edi Rama tha se takimi njëditor është tregues i interesit gjeostrategjik që Evropa ka ndaj rajonit. Në të njëjtën ditë, Partia Demokratike, ajo pjesë e saj që drejtohet nga ish-kryeministri Sali Berisha, ka paralajmëruar zhvillimin e një proteste në mbrojtje të vlerave europiane, të cilat siç tha zoti Berisha po kërcënohen nga kryeministri Rama.