Nga Simon Shkreli
Një 65 vjeçare nga Shkodra e cila jeton e vetme në kushte shumë të vështira e ekonomike një ditë më parë kërkoi ndihmë në Abc.
E vetmja kërkesë që kishte ishte të ndihmohej me dru për të kaluar dimrin, pasi pensioni që merr është 7.500 lekë në muaj aq sa shitet një metër kub dru. Pashke Fushaj me shumë dinjitet tha se do ishte mirënjohëse çdo njeriu që e ndihmon.
Vetëm pak orë pasi lajmi u transmetua në abc shumë qytetarët dhe emigrantë shqiptarë të prekur nga historia e saj vendosën ta ndihmonin.
Të parët që i çuan dru këtë paradite ishin të rinjtë e Forumit të PD-së të Shkodrës. Ndërsa të tjetër I kanë dërguar para nga kursimet e tyre që të blerë dru dhe këtë dimër ta kalojë sa më ngrohtë.
/Abcnews.al/