Sula shkon i “armatosur” në Kuvend: Çmimi i vajit të ullirit po kap çmimin e naftës së bordit tuaj

schedule19:12 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 19:12 - 5 Dhjetor, 2022

Deputeti i PD, Dashnor Sula, ka habitur sërish ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ku ka shkuar i “armatosur” më dy bidona vaj.

Sula në fjalën e tij tha se sot fshatarët janë të braktisur, pasi çmimi i vajit të ullirit po ulet çdo ditë dhe më shumë.

Sipas tij ky nuk është i vetmi problem, pasi përveç çmimit të ulët nuk ka më as punëtorë për të vjelë ullinj.

Të jeni të sigurtë dhe ju garantoj se fshatarët po heqin të zitë e ullirit duke prodhuar vaj ulliri. Çmimi i vajit të ullirit do arrijë pas dy muajsh çmimin e naftës që ka vendosur bordi juaj. Sot 3500 lekë shitet vaji i ullirit”, tha Sula.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!