5 të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

schedule17:18 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 17:18 - 5 Dhjetor, 2022

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 78 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 5 qytetarë, në Bashkitë:

2 në Delvinë, nga 1 qytetarë në Mallakastër, Tepelenë, Poliçan.

Janë 151 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,554 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 5 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore                5

Të shëruar në 24 orë             9

Të shtruar në spitale             1

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       78

Testime totale                   2,010,684

Raste pozitive                      332,299

Raste të shëruara                  328,554

Raste Aktive                             151

Humbje jete                              3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    111

Gjirokastër                12

Fier                           5

Berat.                        5

Vlorë                         5

Shkodër                 3

Lezhë.                        3

Durrës.                      3

Elbasan.                   2

Korçë.                        2