Sopranoja me famë botërore, Inva Mula këtë fillim javë e ka nisur në hollin e operas, jo për një koncert, por si një vullnetare e përhershme e dhurimit të gjakut. Arti është humanizëm, ndaj sopranoja i bën thirrje artistëve që të solidarizohen me fushatën e dhurimit të gjakut.
“Nuk ka artist që mos ta ketë të zhvilluar sensin e humanizmit. Të jesh artist në skenë nuk mjafton”, tha ajo.
Artistja rikthehet pas 5 vitesh për një bashkëpunim me Teatrin e Operas dhe Baletit si regjisore. Opera “Karnavalët e Korçës”, e cila shënon 45 vjetorin e premierës është një vepër që e mbush me emocione. E cilëson këtë krijim si një moment të rëndësisëhm të karrierës së saj.
Atmosfera e festave të fund vitit artistës Inva Mula i jep një energji pozitive. Artistja zbulon se natën e ndërrimit të viteve do e festoi larg.
/abcnews.al