Nesër Samiti i BE-së, blindohet Tirana, Policia tregon rrugët e bllokuara dhe devijimet

schedule11:52 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 11:52 - 5 Dhjetor, 2022

Nesër, 6 dhjetor, Tirana do të blindohet nga forca të shumta sigurie, pasi kryeqyteti jonë do të mikpresë Samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Rreth 1500 efektivë pritet të jenë në terren për të siguruar mbarëvajtjen e samitit. Niveli i masave të sigurisë duket se do të jenë ‘të hekurta’, gati të njëjta me ato që janë ndërmarrë në kohën kur në Tiranë erdhi ish-sekretari amerikan i shtetit John Kerry apo Papa Françesku.

Për të siguruar mbarëvajtjen e Samitit dhe sigurinë e liderëve evropianë që do të vijnë nesër në Tiranë, Policia e Shtetit ka publikuar hartën e bllokimeve dhe devijimeve të trafikut, që nis nga ora 06:00 e datës 06.12.2022 e deri në orën 18:00.

Çdo lëvizje e domosdoshme me mjet sugjerohet të bëhet përpara këtij orari dhe të evitohen lëvizjet ne rrugët qe do shoqërohen me bllokime dhe devijime për motive sigurie.

Rrugët e bllokuara

  1. Autostrada Tiranë- Vorë
  2. Rruga Rinas- Qafë Kashar
  3. Rruga e Elbasanit, nga Rrethi Sanatoriumit deri tek Ura Elbasanit
  4. Unaza e Madhe, nga ish Sheshi Shqiponja – Rrethi i Sanatoriumit
  5. Rrugët që lidhin Rr. Elbasanit me stadiumin, bulevardin dhe Pallatin e Kongreseve.

Policia e shtetit thitë se që sot prej orës orës 14.00 në këto segmente nuk do lejohet parkimi i mjeteve, përfshirë edhe banorët e zonës të cilët janë njoftuar se nëse shkelin këtë masë, do të përballen me spostimin e mjeteve nga Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit.

Drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Veriu me destinacion aeroportin e Rinasit rrugëkalimi do të bëhet nga Fushë Prezë – Rinas.

Drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Durrësi me destinacion aeroportin e Rinasit rrugëkalimi do të bëhet nga Vora- Rruga e Vjetër e Fushë Krujës.

Drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Juglindja me destinacion aeroportin e Rinasit rrugëkalimi do të bëhet nga Elbasani – rrethrrotullimi Tegut- Unaza Lindore-
Paskuqan -Kamzë- Kryqëzimi Valiasit- Rinas

Për të gjitha emergjencat mjekësore qe vijnë nga Veriu dhe jugu gjate kohës se bllokimit të trafikut për ne drejtim të spitalit të Traumës, të ndjekin rrugët alternative nga Paskuqani-Azem Galica-Shinat e Trenit-Spitali i Traumës dhe nga rruga e Shkodrës-Petrit Radovicka-Gjergj Legisi-Lord Bajron-Spitali i Traumës.

Për të gjitha emergjencat mjekësore ne drejtim të QSUT dhe Spitalit Shefqet Ndroqi, të ndjekin Unazën lindore kur vijnë nga jug lindja për të vijuar nga Shkoza- Kryegjyshata botërore-Farke-Sanatorium dhe Kodra e Priftit QSUT.

Samiti në fjalë pritet të jetë i pari midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në një vend që nuk është pjesë e Bashkimit Evropian. Në këtë takim udhëheqësit e Bashkimit Evropian pritet të zotohen për mbështetje dhe përshpejtim të procesit të zgjerimit të BE-së, me përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Për këtë takim udhëheqësit e Bashkimit Evropian pritet të zotohen për mbështetje dhe përshpejtim të procesit të zgjerimit të BE-së, me përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Draft-deklarata mirëpret edhe zbatimin e marrëveshjes për heqjen e roamingut për telefoninë mobile në nivel të rajonit, ndërsa kërkon që të reduktohen edhe tarifat e roamingut mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në vitin 2023, me synimin që ato të hiqen tërësisht më vonë, thuhet në burimet e REL.

Teksti përmban edhe përkushtimin ndaj sektorit të energjisë, infrastrukturës digjitale, infrastrukturës dhe projekteve të mbrojtjes së mjedisit.

Ky samit vjen në kohën kur lufta e Rusisë në Ukrainë ka sjellë ndryshime të mëdha në rendin ndërkombëtar. Për pasojat e saj pritet të flitet edhe në samitin e Tiranës. Kujtojmë që ky Samit që është një ndër ngjarjet më të rëndësishme për vendin, po zhvillohet në një kohë kur klima politike në Tiranë nuk është e qetë. Kjo sepse po në 6 dhjetor, Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë dhe pavarësisht se Policia dhe Bashkia nuk i kanë dhënë leje, ai këmbëngul që protesta do zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!