Sazani dhe Karaburuni destinacionet më të pëlqyera

schedule16:00 - 29 Qershor, 2019

schedule 16:00 - 29 Qershor, 2019

Këtë fundjave ishulli i Sazanit dhe gadishulli i Karaburunit kanë patur shumë vizitorë nga Kosova dhe turistë të huaj. Brenda pak kohësh këto dy pika turistike janë kthyer në destinacionet më të kërkuara për pushuesit.

Kjo anije turistike po niset në ishullin e Sazanit. Një ditë ideale për të shijuar detin.

Të rinj nga Shqipëria, Kosova dhe turistë të huaj do të eksplorojnë bukuritë që ofron ishulli.

Udhëtimi zgjat jo më shumë se 50 minuta nga porti i Vlorës.

Me pamjet që ofron bregdeti jonian të rinjte argëtohen me muzikë dhe kërcim.

Ndalesa e parë është në ishullin e Sazanit. Destinacioni tjetër është gadishulli i Karaburunit.

Këtu mund të gjesh edhe turistë të ardhur nga ShBA për të shijuar mrekulltë e natyrës.

Në vitet e fundit ishulli i Sazanit dhe gadishulli i Karaburunit janë kthyer në destinacionet turistike më të kërkuara nga pushuesit. /ABC News Albania 24/7