SHBA: Vendosja e kufirit për çmimin e naftës do të godasë menjëherë Putinin

schedule08:15 - 3 Dhjetor, 2022

schedule 08:15 - 3 Dhjetor, 2022

Vendosja e kufirit të çmimit të naftës do të “shkëpusë menjëherë burimin më të rëndësishëm të të ardhurave të Putinit”, sipas një deklaratë të SHBA-së. Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen tha se kufiri – i cili u miratua zyrtarisht nga aleatët perëndimorë të premten  erdhi pas disa muajsh pune të vështirë, sipas BBC.

Kufiri i ndalon vendet të paguajnë më shumë se 60 dollarë për fuçi për eksportet e naftës së papërpunuar ruse. Vendimi do të hyjë në fuqi më 5 dhjetor ose menjëherë pas kësaj.

Vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme që janë ndikuar shumë nga çmimet e larta të energjisë dhe ushqimeve do të përfitojnë më shumë.

Ajo tha se gjithashtu do të kufizojë më tej financat e presidentit rus Vladimir Putin dhe “kufizojë të ardhurat që ai po përdor për të financuar pushtimin e tij brutal”, duke shmangur ndërprerjen e furnizimeve globale që mund të çojnë në rritjen e çmimeve të naftës në mbarë botën.

“Me ekonominë e Rusisë tashmë në tkurrje dhe buxhetin e saj gjithnjë e më të zbehtë, kufiri i çmimit do të ulë menjëherë burimin më të rëndësishëm të të ardhurave të Putinit”, tha ajo në një deklaratë.

/abcnews.al