Pas përfundimit të ndeshjes mes Ganës dhe Uruguajit, mbrojtësi i kombëtares afrikane, Daniel Amartey foli për kanalin zyrtar të FIFA-s, nga ku tha se penalltia e humbur ndryshoi lojën.
“Penalltia e humbur e ndryshoi lojën. Nëse do të kishim shënuar do të ishte më mirë. Ata kanë rikuperuar energji. Por ky është futbolli, ju keni shansin tuaj dhe nëse nuk e shfrytëzoni, dihet se çfarë ndodh. Ata i shfrytëzuan mundësitë. Ritmi ynë ra, do të kishte qenë e rëndësishme të shënonim herët”,- shtoi mbrojtësi Amartey. /i.m /abcnews.al