Hazizaj: SPAK është marrë me “peshqit e vegjël”, jo me zyrtarët e lartë

schedule19:33 - 2 Dhjetor, 2022

schedule 19:33 - 2 Dhjetor, 2022

Avokati Sokol Hazizaj në një lidhje me “Skype” me “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka folur për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, dhe deklarata e bëra nga ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim.

Hazizaj tha se ndërhyrja e ndërkombëtareve vjen pasi ata kërkojnë të mbrojnë institucionin që ata vetë kanë financuar dhe ndërtuar.

Ndërkohë Hazizaj theksoi se SPAK ka devijuar nga objektivi për të cilin është krijuar.

SIaps tij SKAP deri më sot është marrë me “peshqit e vegjël” dhe jo me zyrtarët e lartë.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Zoti Hazizaj deri në datë 19 dhjetor është afati ku mbaron mandati i kreut të SPAK. Ju duket një proces i rregullt, çfarë do të thotë për ju mesazhi i herë pas hershëm

Hazizaj: Ne duhet të jemi të sinqertë me veten dhe me të tjerët që SPAK rregulluar me ligj për shkak të reformës të vitit 2016-të, prokuroria dhe gjykata është investim filo-amerikan, miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, me detyrën themelore referuar korrupsionit, që për momentin është në nivele të larta. Në këto kushte duke qenë një investim i tyre, ka tërhequr vëmendjen e tyre për seriozitetin e këtyre institucioneve. Dhënia rëndësi e drejtuesit të SPAK nuk ka asgjë më tepër dhe asgjë më pak por i tregon shoqërisë shqiptare se ky është investimi jonë dhe do e mbrojmë atë. Kjo është njëra pamje që institucionet ndërkombëtare po tregojnë ta bëjnë institucion këtë organ. Por mënyra se si është zgjedhur ky institucion, duke patur rezerva në drejtim të tij në kuptim të së drejtës, pasi nuk japin të drejtë, por kjo varet nga objektivi i institucioneve ndërkombëtare të cilët kanë objektivat e tyre në raport me Shqipërinë. Ata i japin vëmendjen e duhur krijimit të një organi që deri tani nuk ka dhënë ndonjë rezultat të dukshëm, duke devijuar drejtim.

Xhokaxhi: Në ç’kuptim?

Hazizaj: Nuk është marrë me atë për të cilët është krijuar. Ky organ në objektin e tij duhet të kishte funksionarët e lartë publikë. Ky organ është marrë me peshqit e vegjël që nuk kanë as fuqi administrative dhe as potencë për të formatuar aktet ligjore.

Xhokaxhi: I referoheni rastit të inceneratorëve?

Hazizaj: Të gjitha rasteve. Nuk e di sa i korruptuar është procesi i inceneratorëve. Di që gama e subjekteve që janë ndaluar, shoqëruar,. Arrestuar, e gjykuar pranë kësaj Gjykata nuk janë gama e subjekteve që janë përgjegjës, por as numri i subjekteve që kanë fuqi politike. Ndaj konstatoj një konflikt mes vëmendjes që kanë institucionet ndërkombëtare.

/Abcnews.al/