Rita Gjeka këtë të premte ishte në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin, ku ndau momentet më interesante në jetën e saj artistike. Ndalur në rolin e Sofisë në filmin “Sofia” të regjisorit Eduart Grishaj ajo tha se kurrë në jetën reale nuk do ta kishte falur vrasësin e djalit. Ajo u shpreh se ka pasur frikë të madhe deri në momentin që e ka parë, ndërkohë që sipas saj, Eduarti është kujdesur shumë për figurën e rolit të saj në këtë film.
“Nuk e kisha menduar që do të më propozohej mua një rol i tillë, ndoshta duhen dhe disa vite për të shpjeguar pse e kam unë atë rol. Për momentin nuk mundena më e thanë. Por do të vij dita që kena më e thanë. Pse unë atë rol? Është momentale historia por nuk e tregojmë dot tani”.
Filmi sipas saj është meritë e çiftit. Thotë çiftit sepse nuk e kupton dot Eduartin pa Arbanën më. Ajo shtoi ndër të tjera se me regjisorin ka njohje me të hershme, kur ai ka qenë më i vogël.
Teksa biseda shkoi përtej Ritës aktore, u ndal tek marrëdhënia që ajo ka me vajzën e saj. Aktorja e ka marrëdhënien me vajzën shumë të mirë, duke ndarë çdo gjë. Ndërsa në lidhje me mbajtjen e zisë për bashkëshortin ajo tha se i ka hequr rrobat e zeza pas thuajse 5 vitesh kur ai ishte larguar nga kjo jetë. Sipas saj ishte një ndjesi që erdhi gradualisht. /abcnews.al