Canelo i kërkon falje Messit: Më ka “marrë” pasioni dhe dashuria për vendin tim, kam bërë komente të papërshtatshme

schedule17:24 - 1 Dhjetor, 2022

schedule 17:24 - 1 Dhjetor, 2022

Pasi Lionel Messi sqaroi “çështjen” e fanellës, kampioni meksikan i boksit Saul “Canelo” Alvarez i ka kërkuar falje “pleshtit” pas akuzave të ngritura ndaj tij.

Ditën e djeshme, pak orë para startimit  së ndeshjeve të Meksikës dhe Argjentinës, “Canelo” me anë të një postimi i kërkoi falje “pleshtit”, për reagimin e nxituar.

“Më ka marrë pasioni dhe dashuria që ndjej për vendin tim dhe kam bërë komente të papërshtatshme, për të cilat dua t’i kërkoj falje Messit dhe popullit argjentinas. Ne mësojmë diçka të re çdo ditë dhe këtë herë ishte radha ime. I uroj të dyja skuadrave shumë suksese në ndeshjet e sotme dhe do të vazhdoj të mbështes Meksikën deri në fund”,- përfundoi ish-kampioni i Botës. /i.m /abcnews.al