Protesta e opozitës, Rama: Berisha dhe Meta nuk e marrin dot peng Shqipërinë dhe samitin e BE

schedule13:19 - 1 Dhjetor, 2022

schedule 13:19 - 1 Dhjetor, 2022

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se qeveria nuk do të tërhiqet përballë opozitës, që ka lajmëruar protestë para Kryeministrisë më 6 dhjetor.

Rama e theksoi samitin si ngjarjen më të rëndësihme në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë dhe tha se kjo është çështje e sigurisë së liderëve europianë që do të vijnë në Shqipëri.

Këtu nuk ka palë që tërhiqen ose nuk tërhiqen. Këtu ka një aktivitet që është më i rëndësishmi në historinë e marrëdhënieve ndërkombetare të Shqipërisë. Nuk ka ndodhur kurrë që në Shqipëri të zbresë gjithë kontinenti në mbështetje të Shqipërisë dhe asaj linje të kristalizuar që e sheh Shqipërinë si faktor kyç në rajon dhe përmes rajonit pastaj edhe në Europë. Këta nuk mund ta marrin peng Shqipërinë, aq më tepër një samit të këtyre përmasave. Këtu hyn në fushë siguria dhe garanitmi i masave të kërkuara të liderëve dhe delegacioneve të gjjithë Europës”, tha Rama. /abcnews.al