Moti i keq me borë e ngrica ka pushtuar të gjithë Europën Veriore. Në disa shtete ka pasur probleme ne fluturime, në qarkullimin e mjeteve dhe në lundrim.
Europa Veriore eshte nen pushtetin e bores dhe motit te keq. Akulli dhe dëbora në rrugë e autostrada kanë shkaktuar mjaft probleme në qarkullim dhe jo pak aksidente. Në Britani ka rënë sasia më e madhe e dëborës në katër vite, duke vështirësuar se tepërmi qarkullimin e mjeteve. Aeroporti i Bermingamit, ndërpreu të gjitha fluturimet gjatë së dielës per shkak te sasisa se madhe te deborës së rënë.
Në Gjermani po ashtu janë anulluar më shumë se 330 fluturime në aeroportin e Frankfurtit, që është një nga më të ngarkuarit në vend. Sasia e madhe e dëborës dhe temperaturat nën zero gradë kanë pushtuar të gjithë kete rajon gjerman.Ndërkohë, në rajonin verior Gjerman të Vestfalisë trenat janë vonuar ose eshte pezulluar teresisht levizja e tyre.
Një burrë humbi jetën në një aksident rrugor në veri te gjermanise për shkak ngrices në autostrade. Po ashtu dhjetëra te tjere janë plagosur. Vetëm në Bavari janë regjistruar 133 aksidente gjatë 24 orëve të fundit. Nderkohe qe autoritetet kane bere apel qytetareve per te shmangur sa me shume te jete e mundur qarkullimin me automjete ne autostrada.
Në Francë një traget i ankoruar në Portin e Pa dë Kalé, u zhvendos drejt cekëtines si pasoje e detit të trazuar dhe erave të forta. Në bord ishin mbi 300 pasagjerë të cilët nuk pesuan asnjë dëmtim. Në rajonin verior të Francës mbi 20 mijë shtëpi nuk furnizohen me elektricitet, ndersa dy aeroprote në Ishullin e Korsikës janë mbylluar si pasojë e erërave të forta- bënë me dije Autoritetet e Emergjencës Franceze. Shpejtësia e erës ka arritur në 130 kilometra në orë para të mëngjesit të së hënës.
Moti i acarte i veriut te Europes ka zbritur deri ne Itali. Dëbora dhe reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme kryesisht në zonat veriore të Italise. Në Milano, Xhenova dhe Torino linjat hekurudhore kanë pasur bllokime si pasoje e ngricave. Në Liguria dhe Toskana janë mbyllur shkollat./abcnews.al