Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka miratuar skemën e shpërblimit të Komisionerëve dhe numëruesve për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.
Kryetarët dhe zëvendëskryetarët e komisioneve shpërblehen sipas qendrave të votimit që kanë në juridiksionin e tyre.
Ndërkohëanëtarët e grupeve të numërimit shpërblehen me 6000 lekë.
Njoftimi:
KQZ miraton skemën e shpërlimin e Komisioneverëve dhe numëruesve
a) Kryetari dhe zëvendëskryetari i Komisionit të Zonës së Administrimit Zgjedhor (KZAZ), nga momenti i konstituimit deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve shpërblehet:
i) Në vlerën 65.000 (gjashtëdhjetë e pesë mijë) lekë, për KZAZ-të të cilat kanë në juridiksionin e tyre më pak se 50 (pesëdhjetë) qendra votimi.
ii) Në vlerën 100.000 (njëqind mijë) lekë, për KZAZ-të të cilat kanë në juridiksionin e tyre 50 (pesëdhjetë) deri në 80 (tetëdhjetë) qendra votimi.
iii) Në vlerën 120.000 (njëqind e njëzet mijë) lekë, për KZAZ-të të cilat kanë në juridiksionin e tyre më shumë se 80 (tetëdhjetë) qendra votimi.
b) Sekretari i KZAZ-së, nga momenti i konstituimit deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve:
i) Në vlerën 60.000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë, për KZAZ-të të cilat kanë në juridiksionin e tyre më pak se 50 (pesëdhjetë) qendra votimi.
2.
ii) Në vlerën 95.000 (nëntëdhjetë e pesë mijë) lekë, për KZAZ-të të cilat kanë në juridiksionin e tyre 50 (pesëdhjetë) deri në 80 (tetëdhjetë mijë) qendra votimi.
iii) Nëvlerën118.000(njëqindetetëmbëdhjetëmijë)lekë,përKZAZ-tëtëcilatkanë në juridiksionin e tyre më shumë se 80 (tetëdhjetë) qendra votimi.
c) Anëtari i KZAZ-së shpërblehet në vlerën 60.000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë, nga momenti i konstituimit të saj deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.
ç) Kryetari i Komisionit të Qendrës së Votimit (KQV) shpërblehet në vlerën 4.000 lekë.
d) Anëtari dhe Sekretari i KQV-së shpërblehet në vlerën 3.500 (tridhjetë e pesë mijë) lekë.
dh) Anëtari i Grupit të Numërimit të Votave (GNV) shpërblehet në vlerën 6.000 (gjashtë mijë) lekë.
/abcnews.al