Mediat braziliane: Pele me urgjencë në spital, kimioterapia nuk po funksionon

schedule17:03 - 30 Nëntor, 2022

schedule 17:03 - 30 Nëntor, 2022

Me Botërorin 2022 në vazhdim, në Brazil nuk shqetësohen aq shumë për rrjedhën e kombëtares së tyre, por për rrjedhën shëndetësore të Peles , i cili, sipas mediave vendase, u shtrua në spital në mënyrë urgjente dhe po trajtohet me insuficiencë kardiake dhe me mjekët të shqetësohen sepse kimioterapia nuk ka sjellë rezultatet e dëshiruara.

Shëndeti i legjendës së futbollit brazilian është tensionuar vitet e fundit pasi ai ka probleme të ndryshme për t’u përballur. Njëri prej tyre po trajtohet me kimioterapi por duket se gjërat nuk po shkojnë mirë, siç raportohet nga shtypi i vendit.

Raportohet se Pele u dërgua me urgjencë në spital për shkak të dështimit të zemrës dhe trupi i tij ishte i fryrë, ndërsa spitali “Ajnshtajni” i Sao Paulos nuk ka bërë ende asnjë deklaratë zyrtare për këtë çështje.

Megjithatë, e bëri vajza e Peles, e cila donte të qetësonte të gjithë, duke thënë se gjendja e tij nuk ngjall shqetësim. E kundërta, pra ajo që raportojnë mediat braziliane./ h.ll/abcnews.al