NATO ka lëshuar një deklaratë sot, ku rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën, duke shtuar se kurrë nuk do të njohë “aneksimet e paligjshme” të Rusisë.
Në deklaratën e NATO-s thuhet se sulmet “e vazhdueshme” të Rusisë ndaj rrjeteve civile dhe energjetike ukrainase po “privojnë miliona njerëz nga shërbimet bazë”.
Aleatët do të ndihmojnë Ukrainën teksa ajo riparon infrastrukturën energjetike dhe mbron njerëzit nga sulmet me raketa, thuhet ndër të tjera te deklarata e NATO-s, shkruan BBC./Abcnews.al/