Një ditë pas djegies së KZAZ nr6, në Vaun e Dejës nga simpatizantë të PD, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndryshoi vendndodhjen e saj. Sipas vendimit ë kësaj të premteje, KZAZ nr 6, do të transferohet në një subjekt privat në hyrjen e qytetit.
Ndërkaq, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka kontaktuar me kompaninë Cetis në Slloveni, për zëvendësimin e fletëve të votimit të djegura mbrëmjen e së enjtes në Vaun e Dejës.
Gjatë mbledhjes së radhës, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve miratoi edhe praninë e përfaqësuesve të disa mediave si vëzhgues në zgjedhjet e 30 qershorit. /ABC News Albania 24/7