Sherr me thika në Kombinat, një person përfundon në spital

schedule13:05 - 29 Nëntor, 2022

schedule 13:05 - 29 Nëntor, 2022

Një plagosje me thikë ka ndodhur paraditen e së martës në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Bëhet e ditur se si autor të dyshuar policia ka vënë në pranga një 40-vjeçar, i identifikuar si E.B.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta ndërsa i plagosuri, një 35-vjeçar, ndodhet në spital duke marrë kujdes shëndetësor.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin R. G., 35 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!