Kampionati botëror, Kuka: Ndeshja Iran-SHBA një ndeshje me ngarkesë emocionale

schedule12:49 - 29 Nëntor, 2022

schedule 12:49 - 29 Nëntor, 2022

Ndeshjet e kampionatit botëror janë komentuar në studion e ABC Live me gazetarin sportiv Bled Kuka. Në një bashkëbisedim me gazetaren Sibora Bitri, Kuka komentoi që ndeshja që do të ketë më shumë ngarkesë emocionale, edhe për shkak të ngjarjeve të fundit politike është ajo ndërmjet Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila pritet që të luhet në mbrëmje.

Megjithëse gazetari sportiv i ABC Kuka u shpreh që dëshira ishte që të mbizotëronte “Fair Play”, sërish për shkak të protestave të vazhdueshme në Iran dhe gjendjes së fundit politike, kjo ndeshje parashikohet me ngarkesë emocionale.

‘Iran – SHBA është një ndeshje me shumë ngarkesë emocionale, duke qenë për shkak të revolucionit iralian të vitit 1979, sanksioneve amerikane, zhvillime të ndryshme politike dhe protestave më të fundit të vazhdueshme. Situata është e tillë që nuk do të lejojë asnjë mesazhe paqeje duke qenë se vazhdojnë protestat, futbollistët irainianë kanë marrë mesazhi kërcënimi nga qeveria e tyre që duhet të sillen mirë, megjithëse shumica e tyre luajnë jashtë Iranit’, tha gazetari sportiv Bled Kuka.

Në vitin 2002, Irani dhe SHBA kanë luajtur dhe ka qenë një moment i bukur, ku futbollistët janë takuar me njëri- tjetrin, me buqeta me lule dhe ndeshja ka përfunduar me fitoren e Iranit. Ndërkohë që tani, SHBA kanë një skuadër më të fortë, dhe këtë për gazetarin sportiv Kuka e tregoi dhe barazimi ndaj skuadrës së Anglisë në ndeshjen e fundit.

/abcnews.al/