Pushtimi rus i Ukrainës ka rritur kërcënimin nga armët e shkatërrimit në masë, duke përfshirë municionet kimike, tha kreu i mbikëqyrësit të armëve toksike në botë.
Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) po monitoron nga afër situatën në Ukrainë, tha shefi i saj, Fernando Arias, në takimin vjetor të rregullatorit.
“Situata në Ukrainë ka rritur sërish kërcënimin real që vjen nga armët e shkatërrimit në masë, përfshirë armët kimike”, tha Arias në takimin në Hagë.
“Ka përkeqësuar tensionet ekzistuese në një pikë ku uniteti i komunitetit ndërkombëtar për sfidat e përbashkëta globale që lidhen me sigurinë dhe paqen ndërkombëtare nuk mund të supozohet”, tha ai.
Organet ndërkombëtare të çarmatimit si OPCW, fitues i çmimit Nobel për Paqe, tani janë bërë vende për konfrontim dhe mosmarrëveshje, shtoi Arias. /abcnews.al