Pas ceremonisë se ngritjes së flamurit, liderët shqiptarë bëhen bashkë për një kafe në Vlorë

schedule13:11 - 28 Nëntor, 2022

schedule 13:11 - 28 Nëntor, 2022

Pas përfundimit të ceremonisë së ngritjes së flamurit në Vlorë mëngjesin e 28 Nëntorit, liderët nga Shqipëria dhe Kosova kanë pirë edhe një kafe sëbashku.

Në një foto të shkrepur nga ambientet e bar-kafesë në Vlorë shihet presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, si dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca por dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve.

Në ceremoninë e sotme, pas vendosjes së kurorave, mbajti një fjalim kreu i shtetit Bajram Begaj i cili ndër të tjera tha se kombin shqiptar e bashkojnë aspiratat euro-atlantike. Kujtojmë po ashtu se një ditë më parë, në Kuvendin e Shqipërisë u mbajt një seancë e përbashkët plenare mes ligjvënësve tanë dhe atyre të Kosovës me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë. /abcnews.al/