Logopedi nga Gjilani Iljasa Fazliu pritet të dalë gjatë ditës së sotme para gjykatës. Mjeku dyshohet për veprën penale “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”. Kujtojmë se të dielën u publikuan nga mediat në vend pamje sesi logopedi Fazliu ushtron presion psikologjik ndaj një vajze 5-vjeçare me autizëm.
Para gjykatës do të dalin edhe dy persona tjerë, të dyshuar për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”, pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht doktorin në fjalë.
Po ditën e djeshme u publikua një video e filmuar nga kamerat e sigurisë në një lokal ku dy familjarë të vajzës shkuan dhe sulmuan mjekun fizikisht pasi vërtetuan me pamje abuzimin ndaj vajzës. /abcnews.al/