FOTO/ Greenwood bleu fshehurazi bizhuteri me vlerë 86 milion paund për ishin, ata janë të ndaluar të takohen

schedule18:14 - 27 Nëntor, 2022

schedule 18:14 - 27 Nëntor, 2022

Sipas The Sun, policia e Mançesterit po merr në pyetje Mason Greenwood për një shkelje të mundshme të përsëritur të lirimit me kusht.

Greenwood, i cili do të dalë në gjyq vitin e ardhshëm për tentativë përdhunimi dhe sulmi ndaj Harriet Robson, thuhet se bleu mallra luksoze me vlerë 86 paund për Robson dhe i dorëzoi në shtëpinë e saj.

Ndërsa është me kusht, Greenwood nuk lejohet të takohet me Robson në asnjë rrethanë. Ai kishte thyer tashmë rregullat një herë duke u takuar me një ish të dashurën në fillim të verës.

Edhe pse policia është e sigurt për keqbërjen e Greenwood, takimi i tij me Harriet nuk është konfirmuar zyrtarisht, pasi vajza duhet të sigurojë prova për sjelljen e tij të keqe në gjykatë gjatë procesit.

Greenwood është ende i pezulluar nga të luajturit për Manchester United. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!