“Piranjat” vëzhgojnë lumenjtë e Shqipërisë: Ndotja në nivele alarmante, institucionet nuk mbajnë asnjë përgjegjësi

schedule23:41 - 27 Nëntor, 2022

schedule 23:41 - 27 Nëntor, 2022

Ndotja e lumenjve në Shqipëri është një problematikë serioze që shumë pak herë gjen vëmendje.

Por “Piranjat” kanë denoncuar në këtë episod ndotjen e madhe të tre lumenjve: Ishëm, Shkumbin dhe Seman.

Gazetarja Aida Topalli ka qenë në grykëderdhjet e këtyre lumenjve në muajin korrik, në pikun e sezonit turistik, kur vëmendja duhej të ishte më e madhe.

Situate është tejet problematike. Ambientalistët shprehin shqetësimin e “vija e uqe, tashmë është bërë një rrugë e kuqe”.

Ndërkohë, turistët shprehen të habitur dhe të tronditur nga ajo që shohin.

Por kjo nuk ka qenë problem vetëm për Shqipërinë. Kroacia ka shprehur shpesh shqetësimin për mbetjet që vijnë nga Shqipëria në bregdetin kroat, por asnjë masë nuk është marrë.

Sa për institucionet, ato e kanë harruar ndotjen e lumenjve dhe gjithë ç’bëjnë është t’ia hedhin fajin paraardhësit.

Ndërkohë, për ekspertët dhe ambientalistët është e qartë se institucionet kanë një përgjegjësi kryesore dhe sa herë janë ndërmarrë nisma për riciklim, politika është bërë pengesë.

Nga ana tjetër, për ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, janë qytetarët ata që duhet të ndërgjegjësohen. E ndërkohë që shteti dhe institucionet heqin përgjegjësinë nga vetja, katastrofa vazhdon.