Një magazinë ku ruhej bazë ushqimore për bagëtitë është përfshirë nga flakët në fshatin Zheje të Kurbinit. Nuk dihet ende sesi është aktivizuar vatra e zjarrit ndërsa pranë magazinës ndodhen tre banesa, por për fat të mirë të lënduar apo viktima nuk ka.
Ndërkohë, një banor, Can Rrika është shprehur se zjarrfikësja erdhi në vendin e ngjarjes pasi u lajmërua, por ujë nuk kishte.
Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes duket se flakët janë ende aktive ndërsa përpos zjarrfikësve zjarrin po mundohen ta shuajnë edhe banorët. /abcnews.al/