Ky truk do t’ju japë më shumë energji se sa kafeja, dhe Victoria Beckham betohet për këtë

schedule10:31 - 27 Nëntor, 2022

schedule 10:31 - 27 Nëntor, 2022

Nëse keni vështirësi të zgjoheni çdo mëngjes dhe nuk mund ta imagjinoni ta filloni ditën pa pirë kafe, ky truk i thjeshtë është për ju – do t’ju shtojë energjinë në vetëm 90 sekonda. Kjo metodë do të jetë e dobishme për këdo që bën dush çdo mëngjes dhe nuk mund të zgjohet derisa të konsumojë kafeinë.

Edhe pse nuk ka asgjë më të mirë se një dush i nxehtë, nuk është ideja më e mirë në mëngjes. Domethënë, uji i nxehtë mbi trup do t’ju bëjë të përgjumur, sepse kur dalim nga dushi dhe ndjejmë ajrin më të freskët në lëkurën tonë, rënia drastike e temperaturës shkakton një gjendje të qetë shpirtërore.

Në vend të kësaj, në mënyrë që të zgjoheni më shpejt dhe më mirë, duhet të freskoni veten me ujë të ftohtë për 30 sekonda, pastaj merrni ujë të nxehtë për 30 sekonda, pastaj përsëri me ujë të ftohtë për 30 sekonda. Mund të mos ju duket truku më i këndshëm, por funksionon shumë mirë sepse hap kapilarët dhe rrit qarkullimin.

Edhe e famshmja Victoria Beckham betohet për suksesin e madh të kësaj procedure të thjeshtë, e cila përveçse rrit energjinë, vepron edhe si një antidepresant duke dërguar një nivel të lartë të impulseve elektrike në tru.

Gjithashtu, kjo metodë ndihmon në uljen e stresit sepse rrit tolerancën, forcon sistemin imunitar duke krijuar më shumë qeliza të bardha të gjakut dhe ndihmon në djegien e yndyrës në mënyrë më efikase. /abcnews.al