Paralajmërimi i kirurgëve: Në këtë pjesë të trupit nuk duhet të bëni operacione plastike

schedule19:55 - 26 Nëntor, 2022

schedule 19:55 - 26 Nëntor, 2022

Kirurgët plastikë zbulojnë vendin më të rrezikshëm për të bërë operacion plastik. Dhe ato janë të pasmet!

Ekspertët kanë rënë dakord që zhvendosja yndyrës gluteale, është aktualisht procedura më e rrezikshme e kirurgjisë plastike. Sipas kirurgut plastik, Samuel Lin, MD, “vdekja mund të ndodhë aq shpesh sa një në 2351 BBL (Brazilian butt lift).”

Sidoqoftë, vërehet se BBL mbetet jashtëzakonisht një ndërhyrje popullore dhe më shumë se 21,000 opreracione të tilla janë kryer nga kirurgë të certifikuar në SHBA në vitin 2020.

Kur yndyra injektohet në vithe, ndonjëherë mund të hyjë në enët më të mëdha të gjakut në zonën gluteale. “Yndyra më pas përfundon në mushkëri, gjë që mund të shkaktojë probleme me frymëmarrjen dhe, në raste të rënda, vdekje”, thotë Ourian.

Komplikacioni quhet “emboli dhjamore pulmonare”.

Vetëm për shkak se BBL është një procedurë e rrezikshme nuk do të thotë se nuk mund të ekzekutohet në mënyrë të sigurt.

Është e rëndësishme që një kirurg që kryen një BBL të ketë përvojë në procedurë dhe të trajnohet në teknikat më të sigurta.

Ndonëse kirurgjia plastike sot është më popullore se kurrë, ka gjithmonë rreziqe kur futeni në thikë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!