Meghan Markle dhe Princi Harry kanë bashkuar sërish forcat për një kauzë të mirë. Këtë herë, ata ndihmuan në përgatitjen e një vakti në Ditën e Falënderimeve për më shumë se 300 gra në Qendrën e Grave në Doëntoën në Los Anxhelos.
Në faqen e internetit të Fondacionit Archewell, çifti ndau një foto të titulluar ‘Thanks Giving’, në të cilën Meghan mund të shihet e veshur me një kapele dhe një maskë për fytyrën ndërsa ndihmon në përgatitjen e byrekut me kungull.
“Në fillim të kësaj jave, ekipi i Fondacionit Archewell ndihmoi në përgatitjen e një vakti të Falënderimeve për më shumë se 300 anëtarë të Qendrës së Grave (DWC) në Los Anxhelos. DWC ofron një gamë të gjerë burimesh për t’i dhënë fund grave të pastreha, duke përfshirë gratë me probleme serioze të shëndetit fizik dhe mendor dhe të mbijetuarat e dhunës në familje”, thuhet në tekstin që shoqëron foton e Markle.
Kujtojmë që një vit më parë, Megan foli në “The Ellen DeGeneres Show” për atmosferën familjare që i pëlqen shumë pushimet, duke u shprehur: “Më pëlqen të gatuaj, të jem në shtëpi, të pushoj”./abcnews.al