Fotoja e fundit e Meghan Markle, me Princin Harry dhe poeten amerikane Amanda Gorman, ka tërhequr vëmendje. Meghan la fansat e saj pa fjalë në foton e postuar në Instagram. 41-vjeçarja u shfaq e freskët dhe rrezatuese, me flokë të gjatë dhe një buzëqeshje në fytyrë.
E veshur me një bluzë të bardhë dhe triko, ajo ktheu kokën. Fansat e saj, në fakt, nuk e lanë pa komentuar pamjen e saj. “A po rinohet Meghan pavarësisht viteve?” shkroi një, ndërsa një tjetër shtoi: “Nuk mund ta kuptoj se sa e re duket ajo”.
Siç ka treguar, megjithatë, në të kaluarën, për rutinën e saj të bukurisë: “Është e thjeshtë dhe zgjat vetëm pesë minuta. Vendos korrektorin ku duhet, vendos rimel, balsam buzësh dhe pak brush. Ky është grimi im i preferuar. Nëse dal natën, shtoj edhe eyeliner”.
Nuk janë të pakta ekspertët e bukurisë që kanë analizuar pamjen natyrale dhe make up-in që ajo preferon gjithmonë. Meghan Markle, në shumicën e rasteve, aplikon fondatinë vetëm aty ku ka nevojë dhe e përhap mirë pasi nuk dëshiron të mbulojë asnjëherë njollat e saj./abcnews.al