Debati i parë televiziv mes kandidateve demokratë për garën drejt Shtëpisë së Bardhë

schedule12:40 - 27 Qershor, 2019

schedule 12:40 - 27 Qershor, 2019

Kandidatët demokratë për në shtëpinë e Bardhë kanë zhvilluar debatin e parë televiziv, duke u përplasur për tema si ekonomia, emigracioni dhe shëndetësia. Sipas analistëve fituesi i këtij debate të parë mund të konsiderohet Julian Kastro.

Ka përfunduar pas dy orësh debati i parë televiziv mes kandidatëve demokratë për zgjedhjet presidenciale amerikane të 2020-ës. Një debat i cili preku tema të aktualitetit dhe gjatë të cilit kandidatët për në Shtëpinë e Bardhë iu prezantuan Amerikës. Pas një fillimi të mirë Elizabet Uoren humbi terren, duke i lënë hapësirë Julian Kastros i cili së bashku me Kori Bruker dhe Bill De Blasio përforcuan pozitat e tyre.

Gara e demokratëve për në shtëpinë e bardhë u hap me një surprizë: Julian Kastro, ish kryebashkiak i San Antonios dhe ish anëtar i administratës Obama. I sigurtë në vetvete, i përgatitur dhe me ide të qarta, Kastro arriti të imponohej në dy orët e debatiti ku u sfiduan 10 nga 20 emrat e dmokratëve për presidencialet 2020.

Senatorja Eliazebt Uoren, e favorizuara e mbrëmjes, e nisi mirë me tema që përfshinin shëndetësinë dhe ekonominë por më pas u la në hije. Zhgënjim për Beto O’Rurke i cili nuk arrin të dalë në dritë duke konfirmuar sondazhet të cilat shohin Pete Buttigeg, kryebashkiakun e Sauth Bend si emrin më të mundshëm për të fituar garën mes demokratëve. Beto mundohet dhe në temën e emigracionit, që e sheh në linjë të parë në shtetin e tij Teksas. Një performancë e mirë ishte ajo e senatorit të Nju Xhersit, Kori Buker, por që gjithësesi analistët presin më shumë nga ai që krahasohet dhe me Barak Obamën për sa i përket oratorisë. Por formati i debatit me 30 apo 45 sekonda në dispozicion të kandiatëve për t’iu përgjigjur pyetjeve, nuk le shumë hapësirë për asnjë dhe kjo penalizon të gjithë kandidatët të cilët për herë të parë dolën para publikut amerikan.

Tema e parë ishte ajo e ekonomisë por debati u bë më I nxehtë tek tema e shëndetësisë ku secili prej tyre u përpoq të japë recetën e tij. Ajo që bashkon frontin demokrat është refuzimi ndaj politikave të emigracionit të presidentit Donald Tramp dhe për situatën e ndryshimeve klimatike.

Klima së bashku me Kinën dhe Rusinë janë kërcënimet kryesore për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por mbi të gjithë qëndron Trump, sipas demokratëve. Presidenti amerikan nuk reagoi ndaj debatit dhe përmbajtjes së tij dhe pse kritikat e tij iu drejtuan rrjetit televiziv që transmetoi debatin për shkak të disa problemeve teksnike: duhet të keni turp!.

Deklaratat përfundimtare janë rasti më i mirë që kandidatët të japin mesazhin e tyre. Dhe këtu fiton Kastro duke folur anglisht dhe spanjoll dhe duke përfunduar me frazën: në janar të 2021-shit do i themi lamtumirë Trumpit. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!