Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë një ndër çiftet më të dashur të shoëbizit shqiptar. Ata janë prej disa vitesh bashkë dhe kanë kaluar disa faza të ndryshme me njëri-tjetrin, nga fejesa, martesa deri te bekimi me vogëlushen e tyre, Ajkën.
Çifti janë më të lumtur se kurrë dhe këtë e kanë reflektuar edhe me foton e fundit. Familja kanë pozuar përpara pemës së Vitit të Ri dhe duken shumë të qeshur.
Xhensila është veshur njëjtë me Ajkën e vogël, ndërsa Besi shfaqet mes tyre.
“Jeta është e shkurtër, kaloni me familjen tuaj, qeshni dhe ndjehuni të dashuruar”, ka shkruar këngëtarja krahas portretit familjar në prag festash./abcnews.al
View this post on Instagram