Kremlini i vendosur: Ukraina nuk do ta rimarrë Krimenë

schedule12:23 - 25 Nëntor, 2022

schedule 12:23 - 25 Nëntor, 2022

Rusia ka përjashtuar mundësinë që Ukraina të rimarrë kontrollin e Krimenë.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në përgjigje të asaj që tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë për Financial Times, shkruajnë mediat e huaja.

“Marrja e kontrollit të Krimesë do të ishte “tjetërsim i një territori rus” dhe kjo për Moskën “nuk mund të diskutohet”, tha Peskov.

“Deklarata të tilla, shtoi zëdhënësi  tregojnë edhe një herë papërgatitjen, mungesën e vullnetit dhe paaftësinë e palës ukrainase për të zgjidhur problemin me mjete joushtarake”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!