Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar në mbledhjen e sotme ndryshimin e vendndodhjes së vendnumërimeve vendore në Kavajë e në Tropojë. Ky vendim vjen pas shkresës së bashkive përkatëse të cilat drejtohen nga demokratët, drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Kështu, vendnumërimi vendor nr 42 në Kavajë, do të tranferohet në shkollën 9-vjeçare “3 dëshmorët”, ndërsa VNV nr. 9 në Bashkinë Tropojë, transferohet në një subjekt privat.
Në KZAZ 42 në Kavajë dhe në atë me nr. 9 në Tropojë ka pasur përplasje, pasi kryetarët demokratë të bashkive kërkuan të lirohen ambientet e parashikuara për zgjedhjet, në zbatim të zhdekretimit të 30 qershorit si datë zgjedhjesh në Republikën e Shqipërisë.
/ABC News Albania 24/7