Në orën 11:00, Uellsi dhe Irani do të startojnë xhiron e dytë të fazës së grupeve të “Katar 2022”. Ndeshja e vlefshme për grupin B do të zhvillohet në stadiumin “Ahmad bin Ali”.
“Dragonjtë” pritet të startojnë me rreshtimin 3-4-3, me Hennessey si guardian të portës. Në mbrojtje do të jenë Rodon, Davies dhe Mepham. Mesfusha e përbërë me katër do të plotësohet nga Ramsey e Ampadu në qendër dhe Williams e Roberts në krah. Ndërsa në sulm do të jetë Moore, i cili do të suportohet nga Bale dhe Wilson, të cilët do të luajnë respektivisht në krahun e djathtë dhe të majtë të fushës.
FORMACIONET ZYRTARE:
Në krahun tjetër Irani do të rreshtohet me formacionin 4-4-2, ku në portë do të qëndrojë Hosseini. Pouraliganji dhe Hosseini në qendër të mbrojtes dhe Mohammadi e Rezaein, në krahun e majtë dhe të djathtë të saj. Mesfusha përbëhet nga Hajsafi, Ezatolahi, Moorollahi dhe Gholizade. Ndërkaq, sulmi mbetet potent me Serdar Azmoun të sapo rikuperuar nga dëmtimi dhe Mehdi Taremi, i cili është një sulmuesit më në formë të momentit. /i.m /abcnews.al