Pas 14 orë debatesh “të nxehta” në Kuvend, miratohet projekti për Portin e Durrësit

schedule07:46 - 25 Nëntor, 2022

schedule 07:46 - 25 Nëntor, 2022

Pas një seance të maratonë të shoqëruar me debate të nxehta, që ka zgjatur mbi 14 orë, Parlamenti ka miratuar Projektin e Portit të Durrësit.

Projekti u votua me 74 vota pro dhe 35 kundër, ndërkohë që kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm.

Seanca e djeshme (24 nëntor) u shoqërua me debate të ashpra dhe akuza nga ana e opozitës, e cila e konsideron projektin e Portit të Durrësit si një nga aferat më të mëdha.

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama në një fjalim të gjatë mbrojti këtë projekt, duke thënë se është historik, dhe u shpreh se do të bëhet edhe pa dëshirën e opozitës.

Projekti parashikohet të zhvillohet në një sipërfaqe trualli prej 812 600 m2, që nga investimi i kalon në pronësi kompanive. Parashikohen 12 000 apartamente dhe 2 hotele me 850 dhoma në total. Faza e parë nis në 2023 e zgjat për 5 vite, investimi është rreth 1 miliardë e gjysmë euro dhe marrëveshja ka një jetëgjatësi prej 35 vitesh, nga e cila qeveria ka 33.3% të dividentit./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!