Porti i Durrësit, Alibeaj: Sapo të miratohet marrëveshja, do e çojmë në Gjykatën Kushtetuese

schedule14:17 - 24 Nëntor, 2022

schedule 14:17 - 24 Nëntor, 2022

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj mbajti një fjalim në foltoren e Kuvendit në lidhje me dyshimet dhe pikëpyetjet që ka për marrëveshjen për Portin e Durrësit.

Alibeaj tha se as opozita e as qytetarët shqiptarë nuk kanë informacionet e duhura rreth marrëveshjes, teksa thotë se projekti për Portin ka zero transparencë.

“Sapo të miratohet marrëveshja e Portit do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese” , tha Alibeaj, ndërsa pohoi se kryeministri Rama po e kthen Shqipërinë në kosh të parave të zeza.

“Ky investitori i madh kishte një vit e ca që lutej e përgjërohej, ky njeriu vjen dhe sjell vetëm 160 mln, 80 i ka në xhepin e djathtë, 80 të tjera do i marrë kredi. Kaq asnjë më shumë. Po 1.9 mld euro sa është parashikuar investimi, ku do dalin, kush do i sjellë, kush i ka. Asnjë nuk thuhet në marrëveshje. Pyes ministren e Transportit, zero përgjigje. Do të vijnë nga burime të treta, cilat janë këto? A mos janë këto burime të treta, burime që kanë ndërtuar gradaçelat në Tiranë. A mos janë këto mjeti për të infiltruar dhe penetruar në Shqipëri që është e shkallmuar nga të gjitha anët paratë e krimit. Alternativë tjetër nuk ka, kjo ngelet. 1.9 mld euro të projektuara për t’u hedhur në Durrës, do të vijnë nga paraja e krimit, se nuk kanë nga të vijnë.
Si mund t’i gëzohesh që në këtë vend po vjen paraja e krimit, ndërkohë që bashkë me të është shkatërrimi i ekonomisë, i shtetit, rrëzimi i BE-së. Humbasim pasurinë publike, na e shet pasurinë publike, e hedh Shqipërinë në honet më të errëta të botës së Perëndimit. E, 28 mln euro të cilat duhet t’i jepte për portin e Durrësit, i tërhoqi mbrapsht. A është dhe kjo një procedurë, një biznes që mund të vijë në të mirë të shqiptarëve? Të rrisë mirëqenien e shqiptarëve që ata të mos ikin,” tha Alibeaj./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!