Sot janë shënuar 9 muaj që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë, me sulme të vazhdueshme që kanë vrarë mijëra dhe kanë lënë miliona pa energji elektrike dhe ujë. Ditën e djeshme, forcat ruse lëshuan vetëm 70 raketa në Ukrainë, duke shkaktuar 10 viktima, mes tyre një foshnje në një maternitet.
Por lufta mes dy vendeve nuk është kufizuar vetëm në terren. Forcat ruse dhe ukrainase po luftojnë me njera-tjetrën duke përdorur dronë.
Sipas një video që është postuar në rrjete sociale, shihet një dron ukrainas që rrëzon një dron të forcave ruse, në të cilën dallohet qartë shkronja “Z”.
Another drone vs drone warfare in Ukraine.
Russian drone marked with letter “Z” was taken down by the Ukrainian drone. pic.twitter.com/3sov1MinK1
— Clash Report (@clashreport) November 24, 2022
Shkronja ‘Z’ është shndërruar në simbolin e luftës së Rusisë në Ukrainë. Fillimisht, simboli ‘Z’ u pa në tanket që ishin nisur drejt kufirit të Ukrainës, disa ditë para se presidenti rus, Vladimir Putin, të urdhëronte pushtimin e shtetit fqinj.
/abcnews.al