“Pjesëtar i një organizate kriminale”, i kërkuar nga Italia, arrestohet në Vlorë 31-vjeçari

schedule09:57 - 24 Nëntor, 2022

schedule 09:57 - 24 Nëntor, 2022

Një 31-vjeçar, i kërkuar nga drejtësia italiane, është arrestuar në Vlorë.

Në njoftimin e bluve bëhet me dije se 31-vjeçari ishte pjesëtar i një organizate kriminale me veprimtari në fushën e narkotikëve.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Member” në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, u bë kapja dhe arrestimi i përkohshëm i shtetasit A. Gj., 31 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet italiane kanë lëshuar një urdhër-arrest ndaj 31-vjeçarit, në vitin 2020, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e organizatës kriminale, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme./Abcnews.al. 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!