Partia Demokratike ka hartuar një strategji për zgjedhjet e 30 Qershorit, por edhe për ditët më pas. Burime nga Partia Demokratike bëjnë të ditur se protestat do të kulmojnë me 30 Qershorin që do të vazhdojnë edhe pas kësaj date, në mbrojtje të demokracisë dhe rendit kushtetues dhe kundër farsës së votimeve të paligjshme- bëjnë të ditur burimet nga selia blu. Protestat do të shtrihen në të gjithë vendin dhe sipas informacioneve do të zhvillohen në sheshe qendrore dhe pranë KZAZ-ve./ABC News Albania 24/7
Strategjia e PD-së: Protesta edhe pas 30 Qershorit
schedule17:19 - 26 Qershor, 2019
schedule 17:19 - 26 Qershor, 2019