Andrie Spinu, zëvendëskryeministri i Moldavisë ka raportuar ndërprerje “masive” të energjisë në vendin e tij pas sulmeve ruse në infrastrukturën energjitike të Ukrainës.
Moldelectrica, firma shtetërore e energjisë, po punon për të rilidhur më shumë se 50% të vendit me energjinë elektrike, shtoi ai.
Massive blackout in ?? after today’s Russian attack on ?? energy infrastructure. Moldelectrica, ?? TSO, is working to reconnect more than 50% of the country to electricity.
— Andrei Spînu ???? (@AndreiSpinu) November 23, 2022
Forcat ruse kanë sulmuar sërish Ukrainën, me sulme që janë raportuar në Kiev, Mykolaiv dhe Dnipropetrovsk. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha se forcat ruse kanë sulmuar infrastrukturën energjetike, duke çuar në ndërprerje të energjisë, sipas The Guardian. Në javët e fundit, Rusia ka shtuar sulmet e saj ndaj rrjeteve energjetike të Ukrainës. Guvernatori i rajonit të Mykolaiv paralajmëroi për “shi” raketash nga jugu dhe lindja.
/Abcnews.al/