Para pak minutash, klubi i qytetit të Durrësit, ka deklaruar në profilin e saj zyrtar, në Facebook, rikthimin për herë të tretë të trajnerit Edi Martini, në stolin e Teutës.
Rikthimi i teknikut shkodran erdhi pas një forme shumë të dobët rezultatesh, nga trajneri Bledi Shkëmbi, i cili mundi të grumbullojë vetëm 8 pikë në 14 ndeshje këtë sezon, duke e pozicionuar Teutën në vendin e fundit.
Kujtojmë se, tekniku Martini është pozicionuar fillimisht në krye të pankinës së Teutës, në sezon 2010-2011, më pas në periudhën 2019-2022, periudhë kjo e cila i solli durrsakëve titullin e munguar prej pothuajse 30 vitesh mungesë, në sezonin 2020-2021. /i.m/abcnews.al