Shpërthimi në Prrenjas, reagon policia: Ishte granatë dore, arrestohen dy persona

schedule10:25 - 23 Nëntor, 2022

schedule 10:25 - 23 Nëntor, 2022

Librazhd- Dy persona janë vënë në pranga nga policia për shpërthimin që ndodhi në verandën e një lokali në Librazhd gjatë orëve të para të mëngjesit të së hënës.

Nga hetimet rezultoi se në verandën e lokalit të shtetasit Dhimiter Kokonozi, nuk është hedhur lëndë plasëse tritol, por një granatë dore. Të ndaluarit janë R. K., 23 vjeç dhe A. P., 41 vjeç, të dy banues në lagjen Nr. 2, Prrenjas, Librazhd. Nga veprimet hetimore të deritanishme rezulton se këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorët e dyshuar të hedhjes së një granate dore, në verandën e lokalit të shtetasit Dhimiter Kokonozi.

Njoftimi:

Identifikohen dhe vihen në pranga 2 shtetas, si autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Njëri prej të ndaluarve, me precedent të theksuar kriminal, në Shqipëri dhe në Itali, për vepra penale në fushën e krimeve ndaj personit dhe pronës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gyqësor Elbasan, falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, në vendngjarje, me qëllim grumbullimin e çdo prove për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarjeje, identifikuan, shoqëruan dhe ndaluan shtetasit:

-R. K., 23 vjeç dhe A. P., 41 vjeç, të dy banues në lagjen Nr. 2, Prrenjas, Librazhd. Nga veprimet hetimore të deritanishme rezulton se këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorët e dyshuar të hedhjes së një granate dore, në verandën e lokalit të shtetasit Dhimiter Kokonozi.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 2 aparate celulare.

Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të motivit dhe të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme hetimore.

/abcnews.al/