Dhëndri i Trump i zgjat dorën Palestinës

schedule14:40 - 26 Qershor, 2019

schedule 14:40 - 26 Qershor, 2019

Dhëndri dhe këshilltari i Presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner është në kërkim të një zgjidhjeje për konfliktin mes Palestinës dhe Izraelit. Sipas tij prioritet mbetet siguria e Izraelit dhe dinjiteti i popullit palestinez

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë sërish në kërkim të një zgjidhjeje paqësore që do i jepte fund konfliktit në Lindjen e Mesme. Rritja ekonomike dhe zhvillimi i popullit palestinez nuk janë të mundshëm pa një zgjidhje politike të drejtë dhe afatgjatë të konfliktit u shpreh këshilltari i Trump, Jared Kushner. Ai shtoi se zgjidhja gjithashtu duhet të garantojë sigurinë e Izraelit dhe të respektojë dinjitetin e popullit palestinez.

I pranishëm në një seminar ekonomik në Bahrein, këshilltari dhe dhëndri i presidentit amerikan tha se gjithashtu duhej përcaktuar një shteg ekonomik. Një deklaratë që përveç 50 miliard dollarëve të parashikuar për të ndihmuar zgjidhjen e konfliktit, mund ti sjellë Kushner dhe kundërshtime të forta nga Ramallah dhe Gaza. Në fakt presidenti Abu Mazen këmbëngul se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan të anulojnë me para problemin e njohjes së të drejtave kombëtare palestineze.

Jo rastësisht ai zgjodhi një nga vendet më të rëndësishme të Gjirit për të bërë këtë propozim, duke thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i kanë braktisur palestinezët. Kushner theksoi se plani i paqes i kreut të shtëpisë së bardhë do të publikohet në muajin nëntor por nuk do të jetë marrëveshja e shekullit – por shansi i shekullit

tashëm duhet kuptuar nëse fjalët e Kushnet do të interpretohen si një lëshim nga ana palestineze dhe nëse protestat me moton “Palestina nuk është në shitje”, do të ndalojnë.

Në një kohë që në Manama flitej për para, në Jeruzalem takimi trepalësh për sigurinë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rusisë dhe Izraelit u përqendrua tek Siria dhe Irani. Por nga një këndvështrim ndryshe. Këshilltari për sigurinë i presidentit rus Putin, refuzoi përpjekjet për të izoluar Teheranin. Sipas tij është e papranueshme që Irani të prezantohet si kërcënimi më i madh për sigurinë në rajon. Një qëndrim i kundërt ai i këshilltarit të presidentit amerikan Tramp, Xhon Bolton i cili u shpreh se deklaratat e homologut rus sjellin në vëmendje se dhe Moska kohët e fundit ka kërkuar shumë herë që iranianët të largohen nga Siria./ABC News Albania 24/7