Futbollisti i kombëtares, Azdren Llullaku mund të vijojë karrierën tek Kukësi ose Partizani. Sulmuesi cilësohet si përforcim ideal tek të dyja skuadrat. Kukësi dhe Partizani janë në garë për të transferuar sulmuesin e kombëtares Azdren Llullaku. Të dyja skuadrat kanë probleme në fazën sulmuese pasi mungon një futbollist potent që garanton gola. Llullaku është një futbollist i lirë pasi ka prishur marrëveshjen me skuadrën rumune të Astra.
Pak ditë më parë vetë lojtari nuk e ka mohuar nënshkrimin me Partizanin që luan në Champions ndërkohë që e njëjta gjë ndodhi edhe me Kukësin. Mësohet se skuadra e nën-kampione e Shqipërisë i ka ofruar futbollistit një kontratë të majme i cili shihet si elementi që mund të bëjë diferencën. Rolin vendimtar në këtë histori do ta luajë dëshira e futbollistit. Partizani dhe Kukësi po përgatiten maksimalisht në prag të ndeshjeve kualifikuese të Champions dhe Evropa League. Dy klubet shqiptare janë përforcuar në këtë merkato transferimesh por synojnë të kompletojnë faze ofensive./ABC News Albania 24/7