Këtë të martë dhe të mërkurën, në Dallas dhe Atlanta, lojtarët që do të zbresin në dhe ata që do të qëndrojnë në pankinë i bëjnë këto gjysmëfinalet më të shtrenjta në historinë e Botërorëve me një vlerë prej 5.3 miliardë euro.
Një përzierje e brezave të rinj dhe të vjetër, nga talentet që sapo kanë dalë në skenë deri te lojtarët e shquar që sfidojnë kohën, ata – që përfaqësojnë më të mirën që bota e futbollit ka për të ofruar. Kjo reflektohet në vlerësimet e tregut të ekipeve kombëtare që kanë arritur në këtë fazë të garës.
Sfida Francë-Spanjë vendos një tjetër rekord, pasi dy skuadrat kanë një vlerë të përbashkët prej afërsisht 2.7 miliard euro.
“Gjelat” mbeten skuadra me vlerën më të lartë në treg, pasi të besuarit e Didier Deschamps vlerësohen 1,52 miliard euro.
Lojtari që kryeson listën e francezëve është Kylian Mbappe me 180 milionë euro, i ndjekur nga Michael Olise me 150 dhe Desire Doue me 120 milionë euro.
Pak diferencë ka Spanja sa i përket vlerës së përgjithshme të skuadrës. “Furitë e Kuqe” në total kapin shifrën 1.22 miliard euro.
Por spanjollët kanë në përbërje atë që konsiderohet lojtari më i shtrenjtë në botë, Lamine Yamal, kartoni i të cilit kap shifrën 200 milion euro në tregun e transferimeve.
Futboillisti tjetër në dhjetëshen e parë mes gjysmëfinalistëve është Pedri, kartoni i të cilit vlerësohet 150 milion euro.
Diferencat bëhen më të mëdha në krahasimin mes dy gjysmëfinaleve, pasi ajo mes Anglisë dhe Argjentinës vlerësohet në total rreth 2.2 miliard euro.
Kjo për faj të kampionëve të botës në fuqi, që janë skuadra më pak e vlerësuar mes gjysmëfinalistëve me 808 milion euro.
Mes argjentinasve, lojtari me vlerën më të shtrenjtë është Julian Alvarez, me 100 milion euro për kartonin e tij.
Sa i përket Anglisë, ajo është skuadra e dytë më e shtrenjtë e gjysmëfinaleve, pas Francës, me një vlerë të përgjithshme 1.36 miliardë euro.
Mes “Tre Luanëve” kartoni më i shtrenjtë është ai i Jude Bellingham me 130 milionë euro, I ndjekur nga Deklan Rice dhe Bukayo Saka me 120 dhe 110 milionë euro./abcnews.al



