Skuadra e Romës ka prezantuar trajnerin portugez Paulo Fonseca. Ish tekniku i Shakhtar është entuziast dhe premton sukses me skuadrën italiane.
Roma është gati të nisë një kapitull të ri nën drejtimin e trajnerit Paulo Fonseca. Ish tekniku i Shakhtarit u shfaq tepër entuziast për aventurën e re në kryeqytetin italian.
Situata që aktualisht ndodhet klubi nuk është aspak pozitive pas dy largimeve të Tottit dhe De Rosit apo dështimi për të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve. Gjithsesi trajneri portugez beson se klubi do të arrije majat nën drejtimin e tij.
“Është një sfidë e madhe dhe mendoj se do të arrijmë diçka të jashtëzakonshme së bashku. Në momentin që drejtuesit e Romës me telefonuan nuk u mendova dy herë, por pranova ofertën. Kam besimin e plotë të presidentit të Romës dhe shikoj shumë pozitivitet në skuadër. Jam optimist për vështirësitë që na presin, por besoj se do të marrim atë që duam. Skuadra që unë kërkoj është të ketë kurajo dhe të luajë e barabartë me cilin do ekip që ka përballë. Dua që futbollistët t’i kuptojnq idetë e mia dhe t’i bëjmë krenar tifozët”, tha trajneri i ri i Romës Paulo Fonseca gjatë prezantimit.
Verdhekuqtë zhvilluan sezonin më të dobët të dekadës së fundit duke mos siguruar kualifikimin në Ligën e Kampioneve. Kjo solli përplasje mes veteranëve të klubit dhe kupolës drejtuese./ABC News Albania 24/7