Shkencëtarët kanë zhvilluar një test të ri gjaku që përdor inteligjencën artificiale për të zbuluar kancerin e mëlçisë. Testi DELFI u përdor fillimisht në vitin 2021 për të diagnostikuar me sukses kancerin e mushkërive. Tani ka zbuluar më shumë se 80 % të kancereve të mëlçisë në një studim të ri me 724 njerëz.
Më shumë se 800,000 njerëz diagnostikohen me kancer të mëlçisë në mbarë botën çdo vit dhe është shkaku kryesor i vdekjeve nga kanceri në mbarë botën. Rreth 400 milionë njerëz në mbarë botën janë në rrezik të shtuar për këtë kancer për shkak të cirrozës së mëlçisë, sëmundjeve kronike të mëlçisë si hepatiti viral ose sëmundja e mëlçisë yndyrore joalkoolike.
Testi mat ADN- në e qelizave të vdekura të kancerit që qarkullojnë në gjak dhe zbulimi bëhet me ndihmën e algoritmeve të inteligjencës artificiale që rrisin saktësinë e saj. Testi zbuloi kanceret e mëlçisë në fazat e tyre më të hershme, me një ndjeshmëri të përgjithshme prej 88% dhe një specifikë prej 98%, që do të thotë se pothuajse kurrë nuk ka dhënë gabimisht një rezultat pozitiv fals.
“Aktualisht, më pak se 20% e popullatës me rrezik të lartë kontrollohen për kancer të mëlçisë për shkak të aksesit dhe performancës jo optimale të testit. Ky test i ri gjaku mund të dyfishojë numrin e rasteve të zbuluara të kancerit të mëlçisë, krahasuar me testin standard të gjakut në dispozicion, dhe të rrisë zbulimin e hershëm të kancerit“, tha Amy Kim, bashkëautore e studimit. /abcnews.al