Turqia ka nisur sulme ajrore në veri të Sirisë dhe Irakun verior, në zonat e kontrolluara nga kurdët, me qendër në Kobani.
Dhjetëra persona (të paktën 31) kanë humbur jetën, ndërsa nuk dihet numri i të plagosurve.
Të vrarët raportohet se janë luftëtarë kurdë dhe ushtarë sirianë.
Sipas njoftimit të ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, bastisjet u kryen si hakmarrje për sulmin terrorist në rrugën Istiklal të Stambollit.
Pas operacionit të quajtur “pençe-kiliç”, ministri Hulusi Akar informoi Presidentin Tayyip Ergodan për rezultatet, i cili siç raporton Anadolu, kishte dhënë urdhrin për bombardimet.
Është publikuar edhe një video ku Presidenti turk është ulur në krye të një tavoline me letrat përballë dhe pranë tij qëndron Akar duke i shpjeguar se si do të ndodhë sulmi i forcave turke. Presidenti dhe ministri i Mbrojtjes i Turqisë shoqërohen nga zyrtarë ushtarakë.
Video shows President Erdogan ordering the Pence-Kilic (Claw-Sword) Air Operation against the PKK/YPG terror group and discussing it with Defense Minister Hulusi Akar pic.twitter.com/FXmnl86Lph
— ANADOLU AGENCY (@anadoluagency) November 20, 2022
Sipas Forcave Demokratike Siriane, bombardimet turke shënjestruan pozicione të forcave kurde në provincat Aleppo (në veri) dhe Hasakah (verilindje), kryesisht në qytetin e Kobanit, pak larg kufirit me Turqinë.
“Kobani, qyteti që mposhti Shtetin Islamik, po bombardohet nga forcat ajrore turke dhe forcat pushtuese turke”, tha Farhad Sami, një zëdhënës i SDF-së së udhëhequr nga kurdët me YPG-në. Që në fillim ai mohoi kategorikisht se kurdët ishin pas bombardimeve në Istiklal të Stambollit.
Pavarësisht kësaj ka pasur më shumë se 20 sulme turke në të dy provincat, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e njeriut, një OJQ me bazë në Britani që mbështet një rrjet të gjerë burimesh në Sirinë e shkatërruar nga lufta.
Lexo edhe: “Ka ardhur ora e llogarisë”, Turqia nis hakmarrjen pas shpërthimit me bombë në Stamboll, godet objektivat në Siri
Në një njoftim më të ri thuhet se 38 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.
Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi në mesditë se 89 objektiva në Siri dhe Irak ishin goditur, duke thënë se ato ishin streha terroriste.
“Ka ardhur koha e llogarisë,” tha ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar në Twitter, sipër një fotoje që tregonte një avion luftarak turk F-16 duke u ngritur për një operacion natën.
“Bastardët do të mbajnë përgjegjësi për sulmet e tyre tinëzare”, shtoi ministri turk i Mbrojtjes.
Sipas njoftimeve zyrtare të ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, sulme ajrore janë kryer në veri të Sirisë dhe Irakun verilindor, përkatësisht në pozicionet e YPG-së dhe PKK-së.
Agjencia turke Anadolu raportoi se këto sulme në kuadër të operacionit Pence-Kilic janë kryer në përputhje me nenin 51 të Kartës së OKB-së për të drejtën e vetëmbrojtjes së ligjshme.
“Foletë e terroristëve janë rrafshuar me goditje precize”, shtoi ai në një postim të dytë.
Ministria turke e Mbrojtjes deri më tani nuk ka dhënë zyrtarisht asnjë detaj rreth operacionit. Sulmet ajrore u vëzhguan nga qendra e operacioneve nga Hulusi Akar, i cili menjëherë deklaroi se ato ishin “të suksesshme” .
Sipas faqes së internetit North Press me bazë në veri të Sirisë, avionët luftarakë turq kryen tre sulme në zonën e Kodrës Mestanur. Një nga sulmet ajrore kishte në shënjestër shërbimin e transmetimit, në perëndim të Kobanit. Nuk është dhënë asnjë informacion për viktima civile.
Granatimet shënjestruan gjithashtu zona në veri të Alepos, zonën Shahba, ku banorët e zhvendosur të rajonit të Afrinit kanë jetuar në kampe që kur Turqia pushtoi Afrinin në vitin 2018, pas pushtimit ushtarak të njohur si ” Dega e Ullirit “. Forcat kurde të YPG në veri të Sirisë publikuan një hartë të zonave të bombarduara dhe folën për shumë të vdekur, duke i bërë thirrje botës të reagojë ndaj sulmeve turke.
Ülkemizi, milletimizi ve hudut güvenliğimizi tehdit eden teröristlere ait barınak, sığınak, mağara, tünel, mühimmat depoları, sözde karargâh ve eğitim kampları böyle yerle bir edildi! #PençeKılıç ?? pic.twitter.com/qHhYNrNIXb
— T.C. Millî Savunma Bakanlığı (@tcsavunma) November 20, 2022
Megjithatë, Departamenti i Shtetit i SHBA-së kishte thënë ditë më parë se kishte frikë nga “aksioni i mundshëm ushtarak nga Turqia ” në Sirinë veriore dhe Irakun verior, duke u bërë thirrje amerikanëve të shmangin këto dy zona.
Pas sulmit vdekjeprurës të forcave ajrore turke në veri të Sirisë, një raketë goditi gjithashtu territorin turk me origjinë nga Siria. Një ushtar turk dhe dy policë janë plagosur në provincën turke Kilis, në kufi me Sirinë.
Ndërkohë, dje Prokuroria bullgare njoftoi se ka ngritur aktakuzë për pesë të dyshuar për sulmin e 13 nëntorit në Stamboll në rrugën Istiklal.
“Janë ngritur akuza kundër pesë personave për ndihmën e njërit prej autorëve të dyshuar të sulmit për t’u arratisur ,” tha Siika Mileva, një zëdhënëse e prokurorit të përgjithshëm të Sofjes.
Roli i tyre, tha ai, ishte logjistik dhe shtoi se Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit për katër prej tyre. Sipas rrjeteve bullgare të lajmeve, tre janë nga Moldavia dhe një tjetër nga një vend arab pa emër./Abcnews.al/